“Demokracia” proteston, banorët e lagjes në Mamurras: Mjetet e rënda po dëmtojnë rrugën

Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras kanë protestuar të enjten duke bllokuar rrugën kryesore për disa oëe me radhë. Ata thanë se mjetet e tonazhit të rëndë, e kanë dëmtuar rrugën duke e bërë pothuajse të pakalueshme, ndaj kërkojnë një zgjidhje përndryshe paralajmëruan protesta të tjera dhe bllokim të rrugës.

Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, po ju dëmton rrugen.

Ky është shqetësimi i banoreve të lagjes "Demokracia" në Mamurras, të cilët u ngriten në protestë të enjten.

Ata bllokuan gjatë gjithë paradites lëvizjen e kamioneve në rrugen e lagjes së tyre.

Banorët thonë se ky shqetësim vijon prej vitesh dhe levizja e mjeteve te tonazhit të rëndë është kthyer në rrezik dhe për jeten e fëmijeve në këtë lagje.

"Ne nuk dalim as deri në derë. Të na heqin makinat e trajlerat nga këtu ose na hiqni ne dhe na çoni ku të doni.

Tonazhi i rëndë i mjeteve ka shkaktuar dëmtime të rrugës sepse një fragment  rrugës është i shtruar. Ky segment i shtruar ka filluar të dëmtohet dhe pjesa tjetër që është e  shtruar me çakull nuk ka kanalizime," thonë banorët.

Banorët paralajmërojnë bllokim të lëvizjes në rrugën e lagjes së tyre deri në largim largimin e mjeteve të rënda.