Alfred Cako: Gjykata nuk njeh fitimet e Ylli Ndroqit, vendimi ndaj RTV Ora i orkestruar politikisht

Zbardhet vendimi i gjykatës ndaj RTV Ora – ishte tema në emisionin "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në 5 Janar 2023.

Cako: Gjykimi filloi përmes nxitjes së SPAK. Mendohet se gjithçka ka nisur e orkestruar nga SPAK dhe politikës ku spikat një konflikt i Z. Ndroqit me Erion Veliajt në lidhje me raportimin e medies për punë të ndryshme të bashkisë së Tiranës.

Kjo është një luftë mes pushtetit dhe mediet. Pushteti me instrumentet e veta dhe strukturat e reja të drejtësisë  të gjithë gjyqtarët kanë kaluar në Vetting ku kishte dorë qeveria.

Ndërkohë gjykata nuk njeh fitimet e ardhura nga z. Ndroqi duke thënë se një nga ekspertet e vendosura nga vetë gjykata, nuk i është pranuar ekspertiza.

Kur një nga ekspertet deklaroi se Ndroqi ka pasur rreth 700 maune tregti që janë të zhdoganuar dhe kur janë kërkuar punonjësit si dëshmitar nuk janë njohur nga gjykata.

Gjykata nuk ka marrë parasysh për hyrjet dhe të ardhurave dhe vetëm kanë kërkuar llogari për shpenzimet. Dihet se Ora është marrë në zotërim në vitin 2007 100% me aksionet e bankës.

Tashmë e gjithë shpresa është tek gjykata e Lartë që nuk lidhet me SPAK dhe ne shpresojmë se aty do të jepet një drejtësi shembullore.

Ndroqi kërkoi një dokument nga drejtësia italiane ku ata kanë deklaruar se s’kanë pasur të bëjnë me të. Por gjykata e la në mënyrë të vagullt, duke thënë se nuk kuptohet mirë.

Unë u bej thirrje televizione ve të tjera se vallja vjen me radhë. Këta duhet të mbrojnë të drejtën dhe njëri-tjetrin duke ngritur struktura për mbrojtjen e medies.