Mjeshtri Stamati: Puna e restauratorëve është ndër më të paguarat në botë
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, mjeshtri restaurues Frederik Stamati u shpreh se puna e restauratorëve është ndër më të paguarat në botë.
Ai tha se në vendin tonë ka shumë objekte historike dhe se ka metoda që i përcaktojnë me shumë saktësi objektet që gjendjet nga arkeologjia.
Stamati: Puna e restauratorëve është ndër më të paguarat në botë. Unë kryesisht jam marrë me monedha dhe objekte etnografike. Monedhat tregojnë zhvillim dhe tregti. Çështja është që objektet jo vetëm të kthehen në gjendjet që kanë qenë, por edhe të konservohen.
Për termet muzeale përdoret termi konservim, ndërsa restaurim vetëm për kalatë përdorët zakonisht. Ka shumë objekte të tilla në vendin tonë. Ka metoda që i përcaktojnë me shumë saktësi objektet që gjendjet nga arkeologjia.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
