Koçollari: Ali Pasha kishte marrëveshje me Carin e Rusisë për shkëputjen nga Perandoria Osmane

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori dhe studiuesi Irakli Koçollari u shpreh se nacionalizim shqiptar ka lindur me kohën me kohën e Ali Pashës.

Ai tha se ka gjetur dokumente që pohojnë se kishte marrëveshje me Carin e Rusisë për shkëputjen e një shteti shqiptar.

Koçollari: Nëse duam të jemi objektiv, Ali Pasha të gjitha i kishte. Ishte një burrë i madh dhe pionieri i nacionalizimit shqiptar. Nacionalizimi shqiptar lindi më vonë sesa tek popujt e tjerë të Ballkanit dhe për pasojë lëvizja erdhi e vonë dhe ishim shteti i fundit që u formua.

Ato dokumente që gjenden për Ali Pashën e përmbys një gjë të tillë dhe nacionalizmi ynë është shumë më i herët. Në vitin 1797, kur nuk ka filluar revolucioni grek, gjejmë dokumente në arkivat ruse për një marrëveshje sekrete mes Ali Pashës dhe Carit të Rusisë. Marrëveshje flet për shkëputjen nga perandoria osmane dhe krijimin e një shteti të pavarur. Marrëveshja përbëhet nga 8 pika dhe Ali Pasha thotë "Unë do të shkëputem nga perandoria osmane. Do të krijoj shtetin tim të pavarur, thotë Ali Pasha. Unë e di fuqinë time në këtë kohë, kishte 6 vjet që kishte marrë pushtetin dhe kërkonte mbështetjen e Rusisë cariste. Rusia ishte një fuqi e madhe. Unë e di në kushtet që jam kur ende nuk e kam konsoliduar fuqinë time ushtarake unë kam nevojë për mbështetje sikurse ju keni interesa politike me mua. Si fazë e parë kur të nis përpjekjet për shkëputje të vijnë njësi e forca ushtarake ruse në betejat që do të bëj për shkëputje" 

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.