Trafik kanabisi nga Rinasi në Turqi, ky është një nga vëllezërit turq që ra në pranga

Personi me të bardha që shikoni në këtë foto është turku i arrestuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në foton e siguruar nga Ora News, ai shihet në aeroportin e Rinasit, aty po trafikonte një sasi kanabisi nga Shqipëria drejt Turqisë.

Ai quhet Utku Kaya dhe është prej personave të arrestuar së bashku më 5 shtetas turq.

Ai dyshohet së ishte personi që drejtonte dhe kujdesej vetë për të gjithë trafikun e drogës.

Utka Kaya së bashku me vëllain e tij Kubilay Kaya, gjithashtu i arrestuar, kishin krijuat një kompani për tregtimin e mallrave indrustriale më qëllim trafikimin sa më të lehtë të lëndës narkotike.

Trafik kanabisi nga Rinasi në Turqi, ky është një nga

Nga hetuesit deri më tani është provuar së këta shtetas janë përsonat që kanë trafikuar dy ngarkesa më lëndë narkotike.

Nga aeroporti i Rinasit më datën 2 dhe 8 tetor ky grup ka nisur drejt Stambollit dy valixhe me 30 kg kanabis, por që më pas janë kapur nga autoritetet turke.

Përveç shtetasve turq, të cilët janë arrestuar, policia dhe prokuroria ka nën hetim edhe kontrollorët e bagazheve, por edhe punonjësit e skanerit në aeroportin e Rinasit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.