Pas OSHEE e ka radhën Posta/ Dhunohet drejtori i Postës në Lezhë, në Urgjencë me disa goditje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2022, 18:09
Një tjetër drejtor rajonal në Lezhë ka rënë pre e dhunës. Drejtori i Postës, Pjerin Çuku, u dhunua gjatë kësaj pasditeje nga dy persona në lagjen "Gurra" të qytetit të Lezhës.
Raportimet e para tregojne se z.Çuku ka marrë disa goditje dhe më pas është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës.
"Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen "Gurra", Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap" njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vetëm pak ditë më parë u dhuna edhe drejtori i OSHEE, Edmir Përndreca në Tale.
