Zjarr në Moravë të Devollit, dyshime se e vunë barinjtë për të hapur kullotat

Një zjarr ka rënë në Moravë, Devoll mbrëmjen e djeshme ndërsa vatra vijon të jetë aktive.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga barinjtë e zonës me qëllim hapjen e kullotave të reja.

Në zonë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Devoll po punojnë me mjete rrethanore për vënien nën kontroll të flakëve.