“Gjysmagjeli” i Ramës, qytetarët s’kanë mundësi ta blejnë, “mbreti i tryezës” mbetet në treg

Gjeli i detit është produkti kryesor i festave në fundvit, por këtë vit duket se do të jetë e vështirë për qytetarët që të blejnë këtë produkt. Tregtarët e pohojnë rritjen e çmimit këtë vit, ndërsa qytetarët thonë se e kanë pothuajse të pamundur që ta blejnë këtë fundvit gjelin.

Gjelat e Detit janë nxjerrë në tregje anembanë vendit, por si asnjëherë më parë shitjet kanë munguar këtë vit.

Vetë tregtarët e ardhur nga Kavaja në Durrës, thonë se këtë vit çmimi i gjelit është rritur.

 “Çmimi i shitjes për momentin, është pak i lartë. 10 mijë lekë kg, peshë e gjallë,” thanë tregtarët.

Për qytetarët blerja e këtij produkti që është simbol i festave, këtë vit do të jetë i vështirë.

“U ngrit nafta, prandaj u ngrit çmimi. Ka shkuar sa sbëhet më…
Shtrenjt është, vete 60 -70 mijë lekë. S’ke çfarë bën, është një gjë që duhet për Vitin e Ri. Është tradita e shqiptarit,” thanë qytetarët.

Më të vështirë e kanë pensionistët, të cilët thonë se shpërmblimi prej 5000 lekësh i qeverisë, nuk del as për të blerë një gjel.

“Na dha 50 mijë. As një gjel nuk na e dha Edi Rama. Gjeli bën 65 mijë lekë,” tha një e moshuar.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve gjatë vitit 2022 që u ndikua nga luhatjet ekomike dhe rritja e karburanteve, ka sjellë një krizë në familjet shqiptare, që po reflektohet në shportën e Vitit të Ri, këtë fundvit.

“Gjysmagjeli” i Ramës, qytetarët s’kanë “Gjysmagjeli” i Ramës, qytetarët s’kanë“Gjysmagjeli” i Ramës, qytetarët s’kanë