Klodian Lekocaj, krimineli famëkeq shqiptar, organizator i 3 ekzekutimeve në Shqipëri e Greqi?

Një numër i madh armësh të improvizuara, drogë, pajisje komunikimi, si dhe shënime që po shqyrtohen se për çfarë bëhet fjalë, dolën në dritë nga operacioni blic i policisë greke mëngjesin e të premtes që lamë pas në gjashtë qelitë e Qendrës së Paraburgimit Kretë 1 në Chania, ku mbahen 13 të burgosur shqiptarë.

Hetimi u fokusua tek të burgosurit shqiptarë të përfshirë në zhvatje dhe trafik droge, disa prej të cilëve duket se kanë qenë të lidhur me 41-vjeçarin.

Kreshnik Çerçizaj që u qëllua për vdekje në një kafene në Nju Smyrna sëbashku me Armando Organja, 44 vjeç.

Mes të kontrolluarve, siç zbulon protothema.gr, ishte edhe lideri i dyshuar i mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj, i dënuar me mbi 16 vite burg.

Klodian Lekocaj, krimineli famëkeq shqiptar, organizator i 3 ekzekutimeve
Klodian Lekocaj

Ndaj, përveç Policisë së Chanias, e cila kryen hetimet paraprake, morën pjesë edhe oficerë policie të Prokurorisë së Vrasjeve dhe Grabitjeve në Policinë e Atikës.

Gjatë hetimit janë gjetur blloqe dhe fletore me shënime të shkruara me dorë, të cilat janë duke u ekzaminuar, katër tehe metalike të improvizuara, tre brisqe, dy thika të improvizuara, tre shtiza druri, 41 kapele metalike, lëndë narkotike kanabis dhe heroinë, celularë, karikues, karta memorie dhe dy pajisje USB.

Klodian Lekocaj, krimineli famëkeq shqiptar, organizator i 3 ekzekutimeve
Sendet e paligjshme në qelitë e shqiptarëve

Mediat greke duke cituar burime brenda grupit hetimor raportojnë se urdhri për vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi dyshohet të jetë lëshuar nga burgu dhe pikërisht nga Klodian Lekocaj.

Po kështu edhe për vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa në Tiranë.

Lidhja që krijohet mes ngjarjeve të rënda kriminale vjen për shkak të njohjes që kishin viktimat me njëri-tjetrin, por dhe të së kaluarës së tyre në fushën e narkotikëve.

Klodian Lekocaj, krimineli famëkeq shqiptar, organizator i 3 ekzekutimeve
Kreshnik Çerçizaj, Edmond Papa dhe Armando Organja