Rruga “e lënë rrugëve” në Klos rrezik për qytetarët. Shoferët: Askush s’është i sigurtë për jetën
Vijojnë të mungojnë investimet në zonat rurale në vend, kryesisht në infrastrukturë. Në Aksin Klos-Burrel segmenti nga Kthesa e Cerunjës deri në fshatin Pleshë është bërë e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve dhe për pasagjerët. Banorët e zonës dhe përdoruesit e rrugës apelojnë për ndërhyrje urgjente në rruge.
Këto janë pamjet e aksit nga kthesa e Cerujës në rrugën nacionale Klos – Burrel deri në fshatin Pleshë.
Asfalti është çarë në shumicën e rrugës, ndërsa gropat e krijuara janë bërë të rrezikshme.
Drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar për situatën e këtij aksi.
“Është bërë me cilësi të dobët dhe detyrimisht është prishur. Nga Cerunja te kthesa atje sipër në Klos, kur te vdesim ne se nuk ka ngelur njeri të vijë, se vetëm ne pensionistët kemi ngelur këtu”, shprehet një drejtues mjeti.
“Por megjithatë s’kemi cc’të bëjmë, kjo është nga halli”, shprehet një tjetër.
Ata thonë se autoritetet nuk kanë ndërhyrë prej vitesh as për mirëmbajtjen e saj, duke rrezikuar jetët e drejtuesve dhe pasagjerëve.
“Është vetëm ajo pjesë që ka lënë Enver Hoxha, këta të trjerët i kanë ngrënë fondet. Vecc një motor dhe një veturë zë kjo rrugë, asnjë gjë tjetër nuk merr. Këtu vecc për të vjedhur e kanë mendjen. Vjen një kryetar bashkie, vjedh. Del deputet, prapë vjedh. Këtu të gjithë vjedhin”, thotë një banor i zonës.
“Mjetet janë duke u prishur përditë, por inashalla do e rregullojnë. Më mirë do ishte, por kjo është situata”, shprehet një tjetër drejtues.
Në shumë zona të vendit rrugët rurale janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa pavarësisht apelit të banorëve të zonave, ka munguar vazhdimisht ndërhyrja e autoriteteve.



