Drogë me avion nga Rinasi në Turqi, arrestohen 2 vëllezërit turq banonin në Tiranë

Dy vëllezër, shtetas turq me banim në Tiranë, janë arrestuar si autorë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

"Këta 2 shtetas janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike" informoi sot policia e Tiranës.

Arrstimi u krye në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes Policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të shtetasve: - U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.