Festat e fundvitit rikthejnë shqiptarët, dyndje hyrjesh në Portin e Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2022, 10:29
Në portin e Vlorës përgjatë fundjavës është shënuar rritje e ndjeshme e numrit të pasagjerëve dhe emigrantëve të kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit.
Gazetari Edi Ruçi nën me dije për “Ora News” se 1500 pasagjerë kanë hyrë në portin detar të Vlorës përgjatë të shtunës dhe së dielës, teksa gjithashtu kanë hyrë 220 mjete të vogla të llojit vetura, si dhe 30 mjete të tonazhit të rëndë, kamionë dhe autobusë.
Duke përfshirë edhe të premten e javës që lamë pas, raportohet se përgjatë tre ditëve në portin e Vlorës kanë hyrë 2100 pasagjerë, si dhe mbi 300 mjete të vogla dhe 50 mjete të mëdha.
Të shtunën dhe të dielën një prej trageteve të linjës ka realizuar dy udhëtime për të përballuar fluksin.
