Nuk kanë treg për të shitur vajin e ullirit, fermerët e Patosit: Asnjë subvencion nga shteti
Këtë vit në Shqipëri ulliri ka pasur prodhim si pothuajse asnjëherë më parë. Por fermerët në Patos janë duke u përballur me stoqe të mëdha të vajit të ullirit. Ata thonë se nuk ka treg shitjeje, ndërsa e vetmja mundësi është të shesin atë nëpër shokë e miq.
Qindra kuintal ullinj kthehen në vaj çdo ditë në këtë fabrikë në Fier.
Por për fermerët fitimet janë të pakëta.
Ata thonë se kanë prodhuar deri më tani dhjetëta kuintal vaj, por nuk kanë shitur pothuajse asgjë.
“Merem me ullinj, ullinj ka plot dhe mallin nuk e heq dot në kohë. Unë mund të mbledh deri në 8 kuintal vaj.”
Atë pak prodhim që e shesin, e çojnë kryesisht nëpër të afërm e miq.
“Po erdhi ndonjë njeriu jonë dhe ble ndonjë bidon. Me mik e me shoh e shesim.”
Thonë se nga shteti nuk kanë marrë asnjë subvencion.
“Subvencione nga qeveria nuk janë marrë ndonjëherë. Zero.”
Fermerët e zonës Kuqar të Patosit, njihen për prodhimin ekstra të virgjër të vajit të ullit, por siç duket pavarësish cilësisë tregu mungon.
