Festë në pediatrinë e Lezhës, fëmijët e shkollës së muzikës surprizojnë moshatarët e sëmurë

Krishtlindjet janë festuar edhe në Pediatrinë e Spitalit të Lezhës. Fëmijët e shkollës së muzikës, surprizuan bashkëmoshatarët e tyre të sëmurë në spital duke u dërguar atyre dhurata, por edhe duke mbajtur një koncert brenda pavioneve të spitalit.

U blenë dhurata dhe bënë një koncert për ta.

Kjo ishte mënyra që zgjodhën nxënësit e klasës së 6 të muzikes në shkollën besëlidhja të Lezhës për të uruar fëmijët e shtruar në reparin e pediatrisë në spitalin e qytetit.

Pak atmosferë dhe shumë lumturi edhe për ata që nuk mundën të jenë në familjet e tyre për Krishtlindje.

Mësuesja e muzikës, Alketa Bejtja, tha se të gjithë sëbashku kanë dashur të ndajnë gëzimin e festave me urimet për shërim sa më të shpejtë të tyre.

"Të gjithë sëbashku menduam që çastet e gëzimit dhe bukurinë e festave ta kalojmë me ju jo vteëm nëpërmjet dhuratave dhe urimeve për fetsta e fundvitit. Por mbi të gjtiha opër një urim sa më të shpejtë që ju të ktheheni sa më shpejt pranë familjeve tuaja dhe ti kaloni sa më bukur festat," tha ajo.

Për kryeinfermieren Brunilda Hoxha kënaqësia shpirtërore shpesh është më efektive se çdo medikament.

"Mirënjohje dhe falenderime për këtë moment kaq të bukur, shpesh herë kënqësia shpirtërore është më efektive sesa mediakmentet që marrin këto fëmijë. Ju uroj vit të mbarë të gjithëve, shërim sa më të shpejtë të gjithë vogëlushëve tanë," tha ajo.

Fëmijët e shtruar në spital, prindërit e tyre, mjekë dhe infermiere ishin spektatorët që e shijuan atmosferën e krijuar.