Flamuj grekë në Himarë për kryeministrin Mitsotakis (Video)

Minoriotarët grekë të Himarës i kanë dhuruar një pritje të veçantë kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili pasi u prit fillimisht me tufa lulesh nga disa të rinj, në sheshin tek pedonalja ai do të pritej nga dhjetëra qytetarë të minoritetit që valëvisin flamurin grek në duar.

Para zyrës së Omonia-s, kreu i saj Fredi Bejleri ka mbajtur një fjalim në greqisht dhe më pas ka qenë Mitsotakis që i është drejtuar qytetarëve me një mesazh.

Në Livadhja do të ketë një tjetër vizitë dhe më pas do të udhëtojë drejt Dervicanit në Gjirokastër, ku ndodhet po ashtu një pjesë e minoritetit grek në Shqipëri.

Pas këtyre vizitave, kryeministri i Greqisë do të takojë kryeministrin Edi Rama.