Në helikopterin e kreut të qeverisë greke edhe Pirro Dhima, Micotaqis: I lumtur që jam këtu!
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në territorin shqiptar me një helikopter ushtarak, i cili u ul rreth orës 09:30 minuta në fushën e sportit në Himarë.
Por ajo që ra në sy ishte fakti se kreu i qeverisë greke shoqërohej nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, ndërsa u prit nga disa të rinj me tufa me lule.
“Do flas pas pak, jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha shkurt kryeministri grek për gazetarët.
Më pas Mitsotakis u shoqërua nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri.
Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek.
AGJENDA E VIZITËS SË KRYEMINISTRIT TË GREQISË
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,
10:30 Nisja me makina drejt pedonales.
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë.
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.
14:00 Nisja për në Aeroportin e Janinës.


