Marrëveshja për detin, Panariti: S’dimë ku arriti grupi negociator, Greqia tërhiqet nga rezervat natyrore
Edmond Panariti përfaqësues i PL në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Evrest Dedaj tha se dhe Shqipëria ka interes të mbyll marrëveshjen me Greqinë.
Por sipas tij ai që është me ngut është “Greqia sepse rezervat e gazit natyror në Jonin verior janë tërheqëse”.
Sakaq Panariti u shpreh se duhet të ketë më tepër transparencë pasi “Ne nuk dimë asgjë ku kanë arritur grupet negociatore dhe shikojmë që papritur procesi transferohet përmes një kompromisi politik në Hagë”.
Edmond Panariti: Greqia është në ngut sepse rezervat e gazit natyror në jonin verior janë tërheqëse. Ajo duhet të fillojë shpimet eksploruese, kontratat me firmat i ka lidhur por që të fillojë i duhet të mbyllë një marrëveshje me shtetin fqinj përsa i përket të drejtave sovrane dhe vijave ndarëse. Kjo punë do të shkojë në Hagë. Problemi kaloi në nivel politik dhe gjyqësor dhe u harruan grupet negociatore që duhej të uleshin e të flisnin. Duhet të dihet se ku arriti grupi negociator dhe ku pati qëndrime të përbashkëta dhe ku nuk ranë dakord. Çdo gjë duhej finalizuar në nivel të grupeve negociatore. Fakti që grupet negociatore janë në heshtje është një shkelje e rëndë. Duhet investitiguar qëndrimi i grupeve negociatore.
“Shqipëria ka interes të mbyll marrëveshjen me Greqinë sepse duhet të dimë deri ku shtrihen ujërat territoriale. Këtu bëhet fjalë për gaz dhe naftë. Grupi negociator shqiptar e ka me ligj që të japë produkt. Ne nuk dimë asgjë ku kanë arritur grupet negociatore dhe shikojmë që papritur procesi transferohet përmes një kompromisi politik në Hagë. Këto gjëra kërkojnë seriozitet dhe me mendoj se jemi në kohë për ta parë me shumë kujdes dhe për të mos bërë gabime fatale për të cilët mund të bëhemi pishman dhe të jenë të pakthyeshme.”
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
