Angazhimi i Dumanit për "peshqit e mëdhenj", Vasili: SPAK flet me çështje jo deklarata, në portin e Durrësit po shitet ajri

Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani, kërkoi rritjen e agresivitetit të Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.

Nënkryetari i LRI, Petrit Vasili, thotë për Rtv Ora thotë se SPAK nuk ka nevojë të bëjë deklarata pro të flasë me vendime dhe çështje.

E në këtë drejtim ai ka rezerva.

Vasili: Ligji i SPAK, neni 15 thotë, kryetari i SPAK është drejtues administrativ. Bashkë me prkurorin e Përgjithshëm janë prokurorë më me pak kompetenca në Republikën e Shqipërisë. Alibia e propagandistike e hiçbërjes së SPAK. SPAK nuk ka nevojë të bëjë deklarata, deklaratat i bëjnë politikanët, këtu ndahet politika nga drejtësia. SPAK flet me vendime dhe çështje. Ku i ka rezultatet? Ja njoh rezultatet SPAK dhe për arkën e peshkut, drutë e zjarrit në Pogradec, dhe për ndeshjen e futbollit të Përmetit me një tjetër. Por çështjen e "vogël" me qindra faqe të depozituar nga ne, që i disponojmë ato faqe, i kemi fajtorët dhe autorët nga Edi Rama, te Erion Veliaj, Agaçi, Ahmetaj, Gjiknuri, Subashi, këto ikin anash. Pastaj kemi portin e Durrësit, po shitet ajri. Është piramidë. Po shiten ndërtesat që nuk kanë as leje ndërtimi.

Duke komentuar denoncimin nga media malazeze “Pobjeda” se  Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë thyer embargon e SHBA dhe BE, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes portit të Durrësit, Vasili tha se "media atje nxjerr fakte, ndërsa Rama thotë nuk kam dëgjuar gjë".

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.