Berisha: Rama prishi rendin farmaceutik, listën e ilaçeve në farmaci e bëjnë kompanitë e prodhimit
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se listën e ilaçeve sot në farmaci e bëjnë kompanitë e prodhimit.
Në një takim me Departamentin e Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Berisha tha se Rama anuloi në 2013 ligjin që ndalonte qarkullimin e ilaçeve në kundërshtim me entin amerikan apo atë europian.
"Për të plotësuar, kërkesat nevojat e këtij sistemi nga qytetarët, Kudo mashtrimi, falsiteti, gënjeshtra kanë pasoja. Por në shëndetësi ato kanë pasojë jetën. E vërteta është se në tërësi listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit dhe pasi zhduken disa standard të domosdoshme ligjore për Shqipërinë, ilaçet në farmacitë tona, sistemin tonë farmaceutik janë rregull. Ne kishim një ligj sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe nga enti amerikan apo europian i përdorimit të tyre".
Berisha tha se sot në sistemin shëndetësor është vendosur një raport i pandershëm, ku sektori publik të diagnostifikon por nuk të trajton dhe as nuk të operon për shkak të marrëveshjes së përbashkët që ka me sektorin privat.
