Peleshi nuk di nëse “Rama-Abazoviç thyen embargon ruse”

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se nuk e kanë informuar mbi akuzat e medias malazeze se kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç kanë thyer embargon ndaj Rusisë të vendosur nga SHBA dhe BE.

Peleshi tha se nuk është i bindur nga vërtetësia e lajmit se Rama dhe Abazoviç lejuan tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit, duke dalë kështu kundër interesave strategjike të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

“Nuk e kam këtë informacion, nuk jam njohur me këtë lajm. Nuk e di se sa e vërtetë është. Mund të ketë lloj-lloj portalesh që shkruajnë por këtë informacion nuk e kam”, tha Peleshi.