Rama fushatë edhe me tekstet shkollore: Falas deri në klasë të 3-të
Pesë muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm mazhoranca ka vendosur të shfrytëzojë çdo hapësirë të mundshme për sigurimin e votave.
“Libra falas për nxënësit nga klasa e parë në të tretën”. Ky është vendimi i fundit i qeverisë me argumentin për të lehtësuar barrën financiare të familjeve.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se nuk do të ketë më kalim dorë pas dore për tekstet në këto klasa, pasi nxënësit janë shumë të vegjël dhe mund të bëjnë shënime dhe nuk i mirëmbajnë dot tekstet si më të rriturit.
“Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe e kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas. Nxëësit pas ii përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite. Nëse nuk përdoren, mund të zëvendësohen edhe pas vitit të parë apo të dytë. Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas cdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha ministrja Evis Kushi.
