Berisha: Shëndetësia u shkretua nga ikja e punonjësve në emigracion, Qeveria përdor buxhetin për të pasuruar ministrat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se sistemi i shëndetësisë në vend ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat në çdo rrafsh.

"Më shumë se çdo sistem tjetër sistemi i shëndetësisë u shkretua nga punonjësit e saj të cilët këto vitet e fundit u larguan në emigracion në proporcionet që riktheu treguesin mjek për banorë në vitet '60 të vitit të shkuar" tha ai.

Në një takim me Departamentin e Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Berisha vlerësoi punën e mjekëve, por akuzoi qeverinë për mungesën e kushteteve dhe financimit  për të mbajtur mjekët dhe infermierët në Shqipëri.

 “Kjo është arsyeja pse ne na ikin mjekët dhe infermierët. Kolegia juaj ishte një misionare e vërtetë. Ajo tregonte sagën e jetës së vetë, përballonte tre komuna të mëdha. Sa paguhej ajo? Asgjë s’paguhej. U ndala në këtë momente se asnjë sistem tjetër nuk e ka ndjerë sa mjekësia këtë qëndrim të papërgjegjshëm, këtë plaçkitje të fondeve dhe pasurive publike. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse ndryshimi. Është imperative që ju dhe kolegët tuaj që nuk janë këtu, me ata që punoni të hartojmë një program për t’iu dhënë përgjigjen më të mirë.

Ky program duhet të filloj me trajtimin e mjekut dhe infermierit. Një trajtim tërësisht tjetër në rast se duam të shënojmë një kthesë dhe që ky sistem të qëndrojë në këmbë. A e imagjinoni ju që Tirana të jetë në 10 qytetet me sistemin shëndetësor më të dobët në botë. Ju çdo ditë jeni në mision, janë cënuar rëndë norma dhe standardi. Sektori privat në vend se të ishte një sistem komplementar, për fat të keq nuk përmbush këtë mision, ndaj dhe ne duam një program i cili të shënjojë një kthesë rrënjësore, së pari në qëndrimin ndaj mjekut dhe infermierit. Detyrimisht duhet ta fillojmë me këtë. Duhet të hartojmë një program që të rivendosë në sistemin tonë, standardet më të mira gjithnjë në interesin e të sëmurit.

Ne duam një sistem i cili duhet të konkurrojë me aftësinë, me ekipin dhe infrastrukturën. Ku jemi ne këtu? E gjithë bota kaloi një periudhë shumë të vështirë kaloi një epidemi, në këtë betejë ushtarë nuk ishin ushtarakët, por ishin mjekët dhe infermierët. Askush nuk doli më i humbur se ne shqiptarët. Dolëm në 3-4 vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në botë dhe jo se nuk kemi mjekë apo infermierë të aftë. Mungoi organizmi, qeveria kishte synim si të mashtronte qytetaret dhe jo si t’i shërbente. Mbetet të marrim shembullin e Maqedonisë e Kosovës, të cilët kishin 2.2 herë më shumë shtretër se ne. Gjithçka ishte për faj të organizmit”.

Kryetari i PD-së tha se qeveria përdor buxhetin për të pasuruar veten dhe ministrat.

Berisha: Shëndetësia u shkretua nga ikja e punonjësve në

"Nëse duam ta mbajmë këtë sistem, ne sigurisht nuk mund ta mbajmë me emulacion. Ne do ta mbajmë me shpërblim dhe me kushte. Por kur përdor buxhetin për të pasuruar veten dhe minsitrat, kur firmos për 3 djegësa 420 mln dhe asnjë nuk është në punë, kur vepron gjithçka në kundërshtim me ligjin, duke i çelur derën grabitjes, atëherë nuk ngelet për rroga. KLSH-ja, konstaton se në 9 muajt e parë të këtij viti, u vodhën, u shpërdoruan 122 mld lekë. U vodhën dhe u shpërdoruan 30% më shumë se fondi i përgjithshëm i pagave.

Me aq sa u vodhën dhe u shpërdoruan këto 9 mua, çdo rrogtar, çdo buxhetor mund të kishte marrë rrogë dyfuish dhe do kishte tepruar 1/3. Nëse ndërton shkolla siç ndodh në Tiranë me 6 fishin e çmimit, kur shkolla ka standard me ndërtimin me 680 mijë euro. Kaq e ndërton PNUDIK. Këto ndërtime, bëhen nga materiale, këto materiale kanë manuale të cilat përcaktojnë koston dhe çmimin e tyre. Nuk ngelet gjë për qytetarët. Nuk mbetet gjë, mund të shtroni me të drejtë pyetjen, se si shpërëdorohen 122 mld lekë".