Berisha: Rama-Veliaj, hajdutë që s'ka parë toka!
Kryedemokrati, Sali Berisha, ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se ka shumëfishuar taksat për biznesin e vogël.
Sipas Berishës, bashkitë duhet të çlirohen sa më shpejt nga hajdutët që nuk i ka parë toka, siç tha ai, dhe se zgjedhjet e 14 majit do të jenë rrugëdalja.
Berisha: Ju nisni betejën me misionin e madh, jo vetëm të largimit të barrës së rëndë që sekti i Rilindjes ka hedhur me taksat e tij mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. Mund të rikujtoj këtu vetëm kryetarin e betonit të Tiranës. Ai ka katërfishuar taksën e mbetjeve për biznesin e vogël.
Berisha nuk i kurseu akuzat dhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se e ka kthyer vendin në një model enverist.
Sipas Berishës, anëtarësia e PS-së nuk njeh asnjë lloj demokracie dhe se Rama vetëm vjedh qytetarët.
Berisha: Anëtarësia e PS nuk ka më asnjë thënie, asnjë zë. Ata përfaqësojnë strikt sektin e Rilindjes, i cili është një sekt fund e krye antishqiptar, një sekt, një përzierje e klaneve të drogës, klaneve të krimit.
Gara e primareve për kreun e PD-së ishte modeli demokratik për një forcë politike.
Berisha u shpreh se ata dëshmuan para shqiptarëve përkushtimin e plotë për vullnetin e lirisë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
