“Luftë e madhe për kreun e SPAK” Hoxha: Diçka është luajtur nën rrogoz

Arbër Hoxha jurist, në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se “lufta që është bërë ishte shumë herë më e madhe sesa ajo që duhet të ishte” sa i përket zgjedhjes së kreut të SPAK.

Hoxha thotë se ka pasur një përplasje mes SHBA, donatorit kryesor të reformës dhe kryeministrit dhe duket se diçka që është luajtur nën rrogoz.

Arbër Hoxha: Duket se ka pasur një përplasje mes SHBA, donatorit kryesor të reformës dhe kryeministrit dhe duket se diçka që është luajtur nën rrogoz ka qenë diçka jo shumë e këndshme. Roli kryesor i drejtuesit të prokurorisë është përcakton frymën e organizimit dhe të funksionimit të një prokurorie. Tre vjet më herët procedura e zgjedhjes së kreut të SPAK ka shkuar në një procedurë krejt të zakonshme., krejt të rregullt emërimi. Jo se nuk ka qenë i rregullt kësaj radhe por lufta që është bërë ishte shumë herë më e madhe sesa ajo që duhet të ishte.

A vjen kjo për shkak të dosjeve të nxehta që prekin dhe politikën?

Arbër Hoxha: SPAK u krijua për të goditur të ashtuquajturit peshqit e mëdhenj. Deri tani nuk kemi parë peshq mesatar jo më peshq të mëdhenj. Në Shqipëri është shumë e vështirë për të bërë drejtësi për shkak të popullsisë shumë të vogël aktive që kemi rreth 1 milion e gjysmë. Dhe është shumë e vështirë të bësh drejtësi. Prokurorët mund të jenë të intimiduar, aq më shumë nga politika.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.