Blushi: Kjo është fytyra e vërtetë e Veliajt, mbyt Tiranën me plehrat e incineratorëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka postuar një video në Facebook ku tregon kazanët e plehra plot në Tiranë.

Ai shkruan se pamjet vijnë nga Rruga e Barrikadave në Njësinë 9, e cila sipas tij është fytyra e pisët e Erion Veliaj, të zhytur thellë në aferën e inceneratorëve, që mbyt kryeqytetin nga mbeturinat.

Blushi: Kjo pamje e shëmtuar në zemër të Tiranës, tek Rruga e Barrikadave në Njësinë 9, është fytyra e pisët e Erion Veliaj, të zhytur thellë në aferën e inceneratorëve, që shpërdoron taksën e pastrimit dhe mbyt kryeqytetin nga mbeturinat! Më 14 Maj, koha për pastrimin e Bashkisë së Tiranës nga plehrat!