Trazhgim Sokolaj tregon çfarë e favorizoi Altin Dumanin të zgjidhej, kreu i ri i SPAK
Me 5 vota pro, Altin Dumani, u zgjodh sot (16 dhjetor) shefi i ri i SPAK, duke zëvendësuar në këtë detyrë Arben Krajën, të cilit i ka mbaruar tashmë mandati tre vjeçar.
Por cilat ishin pikat e forta të Altin Dumanit, çfarë e favorizoi në garë me 2 kandidatët e tjerë?
Trazhgim Sokolaj, drejtor i informacionit “Ora News”përmend disa faktorë që sipas tij e favorizuan Dumanin.
Trazhgim Sokolaj: Mendoj se pika më e fortë e zotit Dumani për tu zgjedhur në drejtimin e SPAK ishte jo vetëm platorma për bilancin me të cilin shkoi para KLP. Ka hetuar në këto 3 vite 99 çështje me 284 të pandehur, paraqiti dhe një tablo të ecurisë së çështjeve. Ky lloj bilanci dhe ballafaqimi me KLP krijuan një lloj mendimi që ky duhet të ishte drejtuesi i ri i SPAK. Një tjetër element që e bëri Dumanin të shkëputet nga kandidatët e tjerë është dhe karriera e tij. Ka punuar në sektor të ndryshëm. Pas arrestimeve të bujshme të viteve ’90 ku mund të përmendim qoftë edhe rastin e ish kryeministrit fatos Nano, pas viteve 90 ka futur sistemin e arrestimeve vip pasi arriti deri në rag zv. Ministri të Transporteve. Tjetër element që e favorizon është se është një emër autoritar në radhët e prokurorisë ka mbështetje jo vetëm si epror por dhe në aspektin e komunikimit dhe karrierës.
Cilat janë pritshëmritë në 3 vitete e ardhshme?
Trazhgim Sokolaj: Gjëja e parë që u tha ishte miratimi i një rregulloreje të brendshme të SPAK. Çdo institucion duhet të ketë një rregullore të brendshme. Tha që kërkon të standardizojë dokumentacionin. Në aspekti formal dokumentet e SPAK duhet të kenë një standard në këmbimin institucional. Një tjetër gjë që evidentoi është motivimi i atyre që bëjnë dosjet e SPAK dhe mbështetja që ju ofroi prokurorëve. Në rast se përballen me krimin tha që nuk do të lërë vetëm. Unë do t’ju ofroj pajisje, personel shtesë, nëse duan të marr pjesë në grupin e hetimit do tua jap. Kishte një platformë për të përmirësuar punën e SPAK.
Votimi i anëtarëve të KLP-së
Prokurori Altin Dumani u zgjodh sot kreu i ri i SPAK. Në votimin e hapur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ai mundi të marrë pesë vota të anëtarëve, nga katër që mori Kondili dhe një Xholi, kandidatë gjithashtu në këtë garë.
-Adnan Xholi 1 votë
-Altin Dumani 5 vota
-Ervin Kondil 4 vota
Platformat e tre kandidatëve që morën pjesë në garë
Tre kandidatët për drejtimin e SPAK, paraqitën platformat para Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke kërkuar një ritëm të ri në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.