Yuri kim sqaron: S’kemi mesazhe të fshehura për kreun e SPAK. Zgjedhja të mos bazohet në kërcënime e favore

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në Shqipëri në një deklaratë për mediat foli lidhur me rolin e saj në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Ajo u shpreh se ajo që po bën ajo nuk është të ndërhyjë në proces por që kërkon të jetë një proces i drejtë.

Yuri Kim: E ndjeva që ka shumë teori konspirative që qarkullojnë ndaj dua të shpjegoj veten. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe SPAK. Erdha pikërisht të theksoj se është një moment i rëndësishëm. Erdha të them që i rëndësishëm është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për të thënë se kë duhet të votojnë e kë jo. Nuk ka mesazh të fshehur SHBA kanë qenë të drejtpërdrejtë me shqiptarët. Unë them atë që nënkuptoj, nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e SHBA. Mbetet prioritet i SHBA që reforma në drejtësi të mund të zbatohet plotësisht.

Është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë meritë duke filluar me qeverinë e vendit. Merita i shkon dhe opozitës e kritikëve. Merita i shkon të tjerë që marrin pjesë në këtë proces medias dhe qytetarëve. Puna e SHBA në këtë proces është t’ju mbështes. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi e ndryshimin. Njerëzit duhet ta kërkoj ndryshimin pa njerëzit ndryshimi nuk vazhdon. Anekënd vendit është e qartë që njerëzit kërkojnë ndryshim. Është një çast i rëndësishëm për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që kanë dëgjuar kandidatët. Janë 3 kandidat vërtet të kualifikuar. Kanë një vendim të vështir. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv dhe ekzaminim i kritereve e kualifikimeve. Nuk duhet të bazohet nga perceptime, kërcënimi apo favore. Kjo do të thyente integritetin e procesit.