Sikur të isha unë kreu i SPAK? Adnan Xholi: Do bleja aparate përgjuese, dosjet do shpërndahen me short elektronik

Adnan Xholi prokuror me një karrierë 24 vjeçare po prezanton para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nëse Xholi do të ishte kryetari i SPAK ja objektivat e tij.

Premton se "Do rris shpejtësinë në kryerjen e hetimeve dhe vendimmarrjet përkatëse"

- Synoj të rris në mënyrë cilësore hetimet që po zhvillohen nga SPAK dhe të bëhen në një kohë sa më të shkurtër

- Prokurorët nuk do të ndihen vetëm asnjëherë nëse do të sulmohen përshkak të detyrës. Do të kenë mbrojtjen time prokurorët që zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën.

- Do vijoj të jap sinergji të re mes prokurorëve e policisë gjyqësore.

- Do insistoj të vihet në eficencë struktura e shërbimeve të policisë gjyqësore që ndihmoi së tepërmi në efektivitetin e kësaj prokurorie.

Lufta e krimit kibernetik

- Duhet të përshtatemi teknologjisë. Do të ndërmarrim hapat që të trajnohen të gjithë prokurorët, oficerët e policisë gjyëqsore dhe BKH-së si funksionojnë  këto pajisje.

- Do insistoj të bëj të mundur blerjen e programeve përkatëse për të bërë të mundur interceptimet telefonike të subjekteve që përdorin aplikacionet e ndryshme përmes internetit.

- Do synoj  që një trupë elitë e prokurorëve të SPAK krahas prokurorit që ka cështjen  të marrë pjesë dhe përfaqësojë prokurorinë pranë Gjykatës së Lartë.

- Të shtohet sektori i ekspertizës pranë prokurorisë së posacme.  Krahas ekspertëve financiarë dhe eskpertë të cdo fushe si ato të krimit bankar dhe ekspertë të tjerë.

- Do të kërkoj shpërndarje transparente të materialeve kallëzuese dhe procedimeve apo përfaqësimeve të tyre në gjykim dhe mundësohet shorti elektronik.

- Do insistoj që të shtohet numri I skuadrave të përbashkëta hetimore. Të krijohen marrëveshje të përbashkëta me ato shtete ku ka shqiptarë. Efekti kohë ka të bëjë shumë.

- Do të mbaj kontakte të vazhdueshme me Inspektoren e Lartë të Drejtësisë.

- Të implementohet sistemi i menaxhimit të çështjeve pasi sot e kemi në exel dhe e kemi të pamundur përpunimi dhe raportimi para partnerëve që na kërkojnë në kohë reale.