Sikur të isha kreu i SPAK? Kondili: Do rris hetimet kryesisht, bashkëpunim me të penduarit e drejtësisë

Edvin Kondili është kandidati i tretë që konkuron për kreun e SPAK.

Me 18 vite karrierë mbi supe por asnjëherë post drejtues Kondili u shpreh besimplotë se ka formimin, ambicien dhe vullnetin për ta ushtruar këtë detyrë.

“ Do të punoj që kjo prokurori të jetë shembull suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”

Nga 18 vite karrierë 15 janë pa shkëputje në prokurorinë e Krimeve të Rënda

Përgjatë 18 viteve kam hetuar e çuar në gjykim një numër të madh të veprave penale, fokusuar tek veprat që kanë të bëjnë me korrupsionin"

Kjo është hera e dytë që ai kandidon për kreun e SPAK

“Përgjatë 15 viteve në krimet e rënda nuk kam patur rolin e drejtuesit asnjëherë. Më ka penalizuar edhe para këshillit lidhur me këtë fakt, se nuk kam qenë drejtues. Unë e konsideroj pikë të fortë të vetes, duke patur parasysh mënyrën se si caktoheshin dhe emëroheshin më parë, ishte direkt preferenca e prokurorit të përgjithshëm, sipas këndvështrimit tim kjo, pa dashur të komentoj e gjykoj kolegët e mi që mund të jenë zgjedhur në atë formë”

Platforma

OPGJ në rast mospërputhje të afateve hetimore, duhet të kryejë një raport të mirëdetajuar mbi shkaqet dhe motivet e vonesës që duhet të jenë të argumentuara dhe të arsyeshme. Informimi dy mujor prokuori nuk duhet të përbëjë përjashtim. Duhet zbatuar dhe aplikuar në çdo rast. Objektiv bashkëpunimi, harmonia në skuadër. Klima e një trupi të bashkuar dhe në një skuadër.

Objektiv është rritja e hetimeve kryesisht, aplikimi i metodave speciale të hetimit. Duke përdorur mjetet moderne bashkëkohore, dorëzimet e kontrolluara, skuadrat e përbashkëta hetimore ndërkombëtare sidomos ato rajonale. Puna me të pandahurit dhe bashkëpunimi me ta. Bashkëpunëtorët e drejtësisë, kanë qenë e janë metoda që kanë dhënë rezultate për shkatërrimin e grupeve kriminale, vënien para përgjegjësisë të personave që kanë kryer vepra penale, zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Një nga prioritetet do të jetë shtimi i nisjes së hetimeve kryesisht. Në hetimin pasuror prokurori nuk duhet ta konsiderojë si të dorës së dytë dhe ta fokusojë vëmendjen vetëm tek kryerja e veprës penale. Për mendimin tim shkojnë paralel dhe kanë të njëjtën rëndësi. Bashkëpunimi me institucionet e tjera, që nga prokuroria e Përgjithshme, ILDKPI, KLSH, Drejtoria e Pastrimit të Parave. Do vazhdojë dhe do përmirësohet në këndvështrimin e zbatimit zë marrëveshjeve të nënshkruara deri tani.

Ndërsa vijonte seanca dëgjimore e Kondilit në KLP mbërriti ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.