Altin Dumani në krye të SPAK, ja si votuan anëtarët e KLP për tre kandidatët në garë

Me 5 vota pro, Altin Dumani, u zgjodh sot (16 dhjetor) shefi i ri i SPAK, duke zëvendësuar në këtë detyrë Arben Krajën, të cilit i ka mbaruar tashmë mandati tre vjeçar. 

Ora News mëson se si kanë votuar anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurisë për tre prokurorët që ishin në garë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Për Altin Dumanin votuan pro:

1. Bujar Sheshi

2. Zeqir Hoda

3. Ledina Riza

4. Eloida Goxhi

5. Arta Mandro

Për Edvin Kondilin votuan pro:

1. Alfred Balla

2. Tartar Bazaj

3. Nurihan Seiti

4. Mirela Bogdani

Për Adnan Xholin votoi pro:

1.Sokol Stojani

Nevoja për ndryshim dhe për një ritëm të ri në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin pikat e përbashkëta në platformat e punës që paraqitën në KLP kandidatët për kryeprokuror.

Adnan Xholi theksoi se është moment për një ritëm të ri në luftë ndaj krimit e korrupsionit.

Altin Dumani tha se e sheh këtë detyrë si mision dhe se ndikohet nga provat e jo nga emrat në punën e tij.

Edvin Kondili theksoi se duhen analizuar gabimet e të metat e SPAK për tu përmirësuar në të ardhmen.