E lidhën në pemë dhe e dogjën të gjallë në malin e Dajtit. I arrestuari: Menduhi na përgjërohej
Një ditë pas arrestimit të Marjeta Karajt me akuzën e vrasjes, policia ka zbardhur detaje nga ekzekutimi i viktimës Menduh Kurt Deda. Në vitin 2017 ai rezulton se është lidhur në një pemë e djegur i gjallë për një borxh që u detyrohej të dyshuarës. Pjesëmarrës në krim ka qenë edhe djali i saj së bashku me shokun e tij Gazmir Ngota. Pas arrestimit ky i fundit ka zbardhur detaje nga krimi.
Menduh Kurt- Deda, 61-vjeçari i vrarë 5 vite më parë në Dajt ku trupi i tij u gjet i shkrumbuar, rezulton të jetë lidhur pas një peme dhe djegur i gjallë me benzinë.
Krimi mostruoz është realizuar nga Gazmir Ngota dhe Besmir Karaj, djali i Marjeta Karaj, gruas të cilës viktima kishte krijuar një raport intim por edhe i detyrohej një borxh prej 1 milionë lekësh.
Burime të hetimit tregojnë për “Ora News” se Kurt-Deda nuk është qëlluar me sende të forta dhe as me armë zjarri, por djegia ka qenë shkak i vdekjes.
Pavarësisht lutjeve, përgjërimet dhe premtimit me çdo kusht, se ai do i shlyente shumën financiare, Besmir Karaj, nuk e ka falur duke djegur me benzinë të dashurin e nënës së tij.
Dinamika e ngjarjes është treguar nga vetë protagonisti dhe dëshmitari i kësaj ngjarje, Gazmir Ngota.
Ky i fundit shok i ngushtë me Besmir Karaj, ka qënë prezent në momentin kur Menduh Kurt - Deda, është dhunuar në ambjentet e një magazine në zonën e Alliasit. Sipas tij prezent në dhunimin e 61-vjeçarit, ka qënë dhe Marjeta Karaj, e cila shikonte kur dhunuhej fizikisht Kurt Deda.
“…Kurt Deda, ka kërkuar kohë për ti shlyer borxhin dhe është përgjëruar se do i gjente lekët duke marrë para borgj tek persona të tjerë. Por Marjeta nuk besonte më tek ai, duke e quajtur mashtrues…”- ka rrëfyer i arrestuari.
Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë marrë 61-vjeçarin nga ambjentet e magazinës në Allias dhe janë drejtuar drejt malit të Dajtit.
Në një zonë pyjore, 61-vjeçari është lidhur në trungun e një peme dhe aty është spërkatur me benzinë. Kurdeda, ka kërkuar që ta falnin dhe është përgjëruar se do i lante borxhet, por Besmir Karaj, i ka vënë zjarin duke e djegur të gjallë.
Të dy personat janë kthyer më pas në Tiranë, duke bërë një pakt mes tyre që askush të mos fliste për këtë ngjarje të rëndë.
Trupi i pa jetë u gjet nga banorë të zonës në 16 Maj 2017. E arrestuara për ngjarjen, Marjeta Karaj, rezulton të jetë Drejtoreshë Ekzekutive e një qendre Jo Fitimprurëse që Kujdeset për fëmijët jetimë të Policëve dhe Ushtarakëve të rënë në krye të detyrës dhe atyre që janë ndarë nga jeta. Pjesë e kësaj qëndre ishte dhe viktima 61-vjeçari Kurdeda, i cili u dogj i gjallë në Dajt.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
