Sikur të isha kreu i SPAK? Altin Dumani prezanton platformën. Anëtari i KLP-së: Po shkelen të drejtat e prishen biznese
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u dëgjua platforma e Altin Dumanit kandidatit të dytë për kreun e SPAK
Me mesazhin “drejtuesi është pasqyra ku shihet vartësi” Dumani nënvizoi se e ka parë si mision punën në SPAK dhe prezantoi disa nga pikat e platformës.
Për çështje të rëndësishme tha se do të krijojë grupe hetimore dhe premtoi angazhim maksimal.
Pjesë e platformës është dhe miratimi i rregullores për organizimin dhe funksionimin e SPAK.
“ Kemi tre vjet që funksionojmë dhe ende nuk kemi një rregullore. Ky është akt jetik. Është draft i përgatitur dhe nga ekspertë të EURALIUS në 2019. Sa më shpejt ta kemi funksional”
Gjithashtu do të miratohet një udhëzim i standardit të shkresave.
Pyetjes së kandidatit të KLP-së, Tartar Bazaj se a do të çojë para përgjegjësisë penale prokurorët që shkelin të drejtat e njeriut apo bëjnë arrestime të bujshme të cilat më pas shuhen ai u përgjigj se do të ishte I ndjeshëm
Tartar Bazaj: Sekuestrohen pronat pa parë origjinën e pronës, prishen bizneset, shkatërrohen familje të tëra, dëmtohet imazhi, shkelen të drejtat themelore.
A do guxoni të merrni në përgjegjësi penale ndonjë prokurori që ka shkelur të drejtat e njeriut që ka arrestuar njerëz për grup të strukturuar kriminal dhe ka përfunduar në shpërdorim detyre apo moskallëzim krimi?
Altin Dumani: Kam një bilanc me çështjesh. Pavarësisht se kush do të jetë drejtuesi s'do të ketë qejfmbetje mes njëri tjetrit.
Sa i takon përgjimeve të nivelit të provave. Ne kemi një mekanizëm kontrollues është gjykata. A mund të bëjë gjë drejtuesi. Në komunikimin tim që bën as shkresën përcjellëse për përgjim apo sekuestron duhet ta firmosë prokurori, nuk ka pse ta firmosë drejtuesi. Prokurori i çështjes është i zoti. Madje kam qenë drejtues I caktuar kur zoti Kraja është jashtë dhe unë nuk e shoh fare. Drejtuesi është përgjegjës për marrëdhëniet me institucionet dhe jo çështjen.
Pa tjetër do të jem i ndjeshëm nëse do të vihen në dijeni përballë një papërgjegjshmërie. Ne jemi të pavarur nga institucionet e tjera por jo të pavarur nga ligji. Vë në dijeni ILD-në dhe të shohin mundësinë e fillimit të një procesi disiplinor. Këtë jap garanci e bëj dhe jam I motivuar ta bëj pasi ndjekja penale nuk mund të shkojë në kurriz të qytarëve.
Cështjet e pronave, vendimet i merr gjykata. Patjetër nëse vihem në dijeni në situata ku ka ankues lidhur me mënyrën si ka vepruar patjetër por është zot prokurori. Mund të vlerësojmë cdo ankesë dhe brenda ligjit do ushtroj autoritetin tim. Do vë në dijeni institucionet. Nuk mund të bëj një sy qorr e vesh shurdh.