"Makina në rrugë e trotuare", në Vlorë e pamundur të gjesh parkingje

Në Vlorë është bërë e pamundur që të gjendet një vend parking për automjetet. Duke pasur vështirësi për të gjetur një parking, qytetarët janë të detyruar që t’i lënë makinat në rrugë, ose në trotuare duke zënë edhe hapësirat publike. Këmbësorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë.

Makina në rrugë, në trotuare, poshtë pallateve e në hapësira të përbashkëta.

Këto janë pamjet që vijnë nga Vlora.

Mungesa e parkingjeve atje ka krijuar një kaos në të gjitha lagjet e qytetit bregdetar.

Qytetarët shprehen të revoltuar me këtë situatë që thonë se është skandaloze.

"Kjo është e palejueshme. Trotuari është vetëm për qytetarët.

Është super pengesë për qytetarët. Nuk ke se ku të kalosh në Vlorë në trotuare," thonë qytetarët.

Fajtor sipas qytetarve janë institucionet të cilat ndër vite nuk kanë kryer asnjë investim për të shtuar hapësirën për parkim.

"S'ma merr mendja të futen partitë këtu. Problem këtu janë arkitektët që merren me këto probleme.

Fjator është kryebashkiaku me gjithë policinë bashkiake.

Shiko si është bërë këtu. Vlora s'ka parkime fare. Unë kam makinë për vete dhe ku të gjejmë ndonjë vend për ta lënë. Nuk ka parkime," thonë qytetarët.

Ky fenomen bëhet më e rëndë gjatë verës në zonat më të frekuentura si bulvardi Ismail Qemali dhe Lungomare por dhe blloqet e banimit pranë tyre.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.