Gara për kreun e SPAK/ Adnan Xholi prezanton platformen: Kërkova heqjen e mandateve për dy deputetë

Në KLP Adnan Xholi po shpalos platformën e tij

“Qënia drejtues nuk të heq titullin e prokurporit, dhe si drejtues do të duhet që krahas bashkëpunimit dhe drejtuesi të mbajë përgjejgësitë e tij sidomos nisur nga asituata faktike ku ngarkesa është gjithnjë në rritje”

Me një karrierë 24 vjeçare prej të cilave 13 vite në drejtimin e prokurorisë së Gjirokastrës

Xholi ka një eksperiencë drejtuese mbi 13 vite. Eksperiencë në hetimin e çështjeve të krimit të organizuar, korrupsionit dhe hetimit të aseteve. Eksperiencë në skuadrat e përbashkëta hetimore, në fushë akademike. Ka qenë pjesë e grupit të punës për ndryshimet të legjislacionit të paketës së reformës së sistemit të drejtësisë.

Eksperienca në çështje sensitive?
Në prokurorinë e rrethit gjyqësor në Gjirokastër kam mbajtur peshën kryesore në çështje sensitive që kishin të bënin me vrasje, rrëmbime e trafiqeve të personave. Kam angazhuar e drejtuar të gjithë trupën e prokurorëve dhe oficerëve gjyqësor present në ngjarje të rënda kriminale.

Pjesë e grupeve të hetimit për ngjarje të rënda kriminale të 1997. Prokuror që kam hetuar dhe përfaqësuar akuzat në gjykim për masakra të rënda.  Janë rifilluar hetime pas 10 viteve. Është bërë e mundur që të mblidheshin prova dhe ndër më kryesore ka qenë përdorimi I bashkëpunëtorëve të parë të drejtësisë.

Prokuror që kam përfaqësuar disa çështje në hetimet paralele për trafik ndërkombëtar. Janë identifikuar dërguar para drejtësisë autorët shqiptarë.

Si prokurori i SPAK e kam të pamundur të bëj para jush me dije çështjet sensivitive që kam në hetim por jam prokurori që më ka rastisur të jem në hetimin e skuadrës së parë të përbashkët hetimore mes republikës së Shqipërisë dhe Francës.

Prokuror që kam përfaqësuar disa çështje në hetimet paralele për trafik ndërkombëtar. Janë identifikuar dërguar para drejtësisë autorët shqiptarë. Si prokuror i aseteve kriminale që paralelisht me hetimin penal është vijuar hetimi pasuror. Janë sekuestruar pasuritë e grupeve kriminale që operonin në Shqipëri ndër vite. Vetëm në një çështje vlera monetare në llogari bankare e konfiskuar kap shifrën e 2.6 milionë eurove.Ndërsa gjatë asaj periudhe vlera e aseteve të sekuestruara ka qenë miliona euro.

Kam dërguar për gjykim zyrtarë të lartë që përfshiheshin në ligjin e dekriminalizimit. Kam kërkuar heqjen e mandateve për dy deputetë

Çështja tjetër. Vrasja e komisar Dritan Lamajt. Xholi ka qenë prokurori që ka marrë pjesë në hetim dhe arriti të dënonte me burg përjetë Arben Frrokun.

"U vra zyrtari i lartë i policisë së shtetit dhe autori mori pafajësi në shkallën e parë. Vendimi u ankimua në Apel dhe u ndryshua vendimi nga pafajësi në vendim fajësie dhe autori u dënua me burg përjetë"