"Transferta e gabuar" sekuestrohen në Tiranë pasuri me vlerë 5 milionë euro
Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 5 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Sekuestrimi është bërë në kuadër të operacionit “transferta e gabuar”
Policia e Tiranës informon se u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe familjarëve të tij.
Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 5 milionë euro, konkretisht:
•1 ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën "Myslym Shyri", një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare, në pronësi të shtetasit E. O.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi E. O., në shtetin anglez.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.