Gara për kreun e SPAK, Jordan Daci: Peshq kanë rënë në rrjetë, por peshkaqenë e balena jo

Avokati Jordan Daci komenton garën për zgjedhjen e kreut të SPAK.

Tre kandidatët në garë janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Evdin Kondili. Këta dy të fundit, aktualisht janë zv/drejtues të SPAK-ut për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në një intervistë për Ora News, Jordan Daci vlerëson se kandidati fitues duhet të ketë edhe përvojë drejtuese. Po kështu karakteristikat e tjera janë dhe profesionalizmi, integriteti të mos kenë asnjë njollë në biografinë e tyre si dhe ”të kenë marrë notën kaluese nga partnerët tanë, pasi SPAK nuk do të veprojë e vetme por shumica janë aksione të përbashkëta me partnerët tanë nga DEA, apo agjencitë italiane dhe drejtuesi i SPAK është pikë kyçe në këtë aspekt”

Daci nuk e quan ndërhyrje të SHBA-së reagimin e ambasadores Yuri Kim.

Secili partner ndërkombëtar ka të drejtë të kërkojë partner të denjë. Nëse do të vendosim njerëz pa identitet në krye të SPAK do të dekonspirohen dhe operacionet ndërkombëtare.

Peshq të mëdhenj?

Jordan Daci: “Peshq kanë rënë në rrjetë goxha por balena e peshkaqenë s’kanë rënë. Deri tani janë bërë gjëra që deri dje nuk mendonin se do të ndodhnin. Kjo nuk është majftueshëm dhe nuk ka bërë aq sa prisnin njerzit , mund dhe duhet të bëjë më shumë. Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK nuk ka më asnjë justifikim që ky instituicon të mos ripozicionet dhe të përmbushë pritjet e shqiptarëve.

Avokati Daci ka një kërkesë

“Jo vetëm të hetohet e luftohet krimi por mbi të gjitha të jepet drejtësi dhe të rrisin kujdesin ndaj respektimit të të drejtave të standardit të respektimit të të drejtave të njeriut.

Daci e mbyll intervistën duke vlerësuar tre kandidaturat për kreun e SPAK dhe nënvizuar se garanci e vetme që kemi në këtë proces janë SHBA dhe BE.