Altin Dumani para KLP-së tregon historinë: Pres të më arrestosh nesër në zyrë nëse del emri im
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u dëgjua platforma e Altin Dumanit kandidatit të dytë për kreun e SPAK
Dumani la të kuptojë se që ditën e parë që ka punuar nuk ka pasur rëndësi se kush ka qenë personi që është në hetim por kanë rëndësi provat. Aq më tepër që përjashtoi dhe çdo lloj ndërhyrjeje dhe barazisë para ligjit për të gjithë të korruptuarit dhe anëtarët e krimit të organizuar.
“Për mua nuk ka rëndësi. Kemi hetues dëshmitarë. Në zyrën time ka ardhur një rast kur një hetues po relatonte dinamikën e një hetimi dhe thotë një emër. Shprehimisht ka qenë kjo unë pres që ti nesër të më arrestosh mua në zyrë nëse do të dalë emri im aty. Në ligjëratë të drejtë ashtu e kam thënë. Kjo është marrëveshja që kam bërë që ditën e parë që kam hyrë në prokurori. Unë e kam pasion. Shikoni karrierën time. Kudo që kam shkuar kam lënë gjurmën time. Patjetër që ka akoma punë më shumë" tha Dumani
