Kur do vihen para drejtësisë përgjegjësit e këtyre 30 viteve? Xholi: Duhen prova jo opinione ditë e natë
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbahet seanca dëgjimore e tre kandidatëve.
Anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti iu drejtua me një pyetje të drejtëpërdrejtë kandidatit Adnan Xholi duke I kërkuar se kur do të vihen para drejtësisë fajtorëte këtyre 30 viteve.
Në përgjigje Xholi tha se nuk mund të arrestohen njerëzit me fjalë dhe as nxitur nga politika por duhen prova.
Nurihan Seiti: Nuk më pëlqen fakti që përsëri vijoni me mendimin, vini përsëri me një mbiemër superior për prokurorët e SPAK. Se njësia matëse juaj nuk është statistika por është pritshmëria. Pyetja ime është çfarë pritshmërie do të kemi jo ne por komuniteti.
Jeni institucioni më i paguar më i vlerësuar, më i pranishëm nga gjithçka që mund të ketë një magjistratë.
Kush do të jetë para publikut, ndërkombëtarëve e shqiptarëve ata që ju do i çoni atje ku kanë vendin për këto 30 vite.
Adnan Xholi: Unë në shtator kam nisur punën efektivisht pranë kësaj strukture. Përulem para kolegëve për punën që kanë bërë pavarësisht pritshmërisë së opinionit publik për të ndëshkuar këdo që bën deklaratë publike nga mëngjesi në darkë e të nesërmen ne do të vemi me hetuesit e BKH-së e të vëmë prangat. Ne jemi juristë, jemi njerëz e qytetarë.
Nëse do të kemi prova të tilla që vënë para dyshimeve të arsyeshme se një zyrtar i lartë është i përfshirë në aktivitet kriminal nuk do i shpëtojë kthetrave të BKH-së pa vajtur para asaj godine por jo me opinione e fjalë boshe. Prandaj janë strukturat që të mbledhin prova të pakundërshtueshme në kohë reale dhe sa më cilësore prandaj struktura e posacme antikorrupsion është krijuar për të goditur korrupsionin e zyrtarëve të nivelit ë lartë dhe terrorizmin.
Ajo godinë do të merret me të.Ne që punojmë çdo ditë e çdo natë atje. Prokurorët kanë harruar ditët e pushimit, oraret zyrtare. 24 orë më 24. Në momentin që dalin rezultatet konkrete. Nuk jemi nga ajo trupë prokurorësh sic flitet në publik që jemi struktura e mirëpaguar por paguhemi njëlloj si të tjerët. Sic merrni ju marrin prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.
Shtesat në vjetërsi apo se kemi hequr dorë nga privatësia për të rritur këtë pagë.
Paga është e barabartë sa një sekretar I përgjithshëm prokuror I këtij grupi. Grupi i pagës është G3.
Pjesa tjetër kush ka kurajon të heqë dorë nga privatësia, ne nuk kemi psaur për të fshehur kemi vajtur atje paguhemi 80% më shumë se të tjerët. Kushdo të aplikojë nëse fiton vullnetin tuaj të paraqitet e të marrë këtë lloj privilegji.
Në fund të seancës dëgjore anëtarja e KLP-së shtrëngoi duart me kandidatin Xholi.