522 mijë € në autobus, lirohet Elidon Çela që solli paratë nga Italia

Gjykata e Apelit ka nxjerrë nga burgu dhe ka vendosur hetim në gjendje të lirë për Elidon Çelën, 32 vjeçarin nga Lushnja i arrestuar në muajin tetor në Portin e Durrësit me 522 mijë euro të padeklaruara. Verifikimet për burimin e parave janë shtrirë edhe në Itali.

Elidon Çela, pronari i agjensisë së Udhëtimit “Buon Aventura”, i arrestuar në Portin e Durrësit me 522 mijë euro të padeklaruara është liruar nga burgu.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 32 vjeçarin nga arrest me burg në detyrim paraqitje”

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Anita Mici e cila ka arsyetuar se lirimi i Elidon Çelës nga dhomat e paraburgimit nuk e pengon hetimin

Shuma e parave ndërkohë do të mbetet e sekuestruar.

32 vjeçari përmes avokatit ka pretenduar se paratë që do të futeshin në vendin tonë ishin fitimet e biznesit të familjes në Itali, të cilat ata do ti investonin në bujqësi në Lushnje.

Ndaj Hetimet e prokurorisë së Durrësit janë shtrirë edhe në vendin fqinj për të verifikuar burimin e të ardhurave.

Një prej dyshimeve ësëhtë se shuma e parave mund ti përkasë grupeve kriminale që veprojnë në Itali dhe Elidon Çela, mund të ketë marrë përsipër futjen e tyre në mënyrë të padeklaruar

32 vjeçari u arrestua në muajin tetor, ndërsa shuma prej 522 mijë eurosh ishte e fshehur në tavanin e autobusit që vinte nga Bari.

Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy ndihmësit Dritan Kamberi dhe Anold Cankaj të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

Që kur kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mundësinë e një amnistie fiskale, rastet e tentativave për të futur në vend të parave të padeklaruara kanë qenë të shumta.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.