"Shkodra po mbulohet nga uji", Mbi 2500 Ha tokë e përmbytur, 100 banesa të rrethuara

Reshjet e shiut që vijuan edhe këtë të premte përkeqësuan situatën e përbytjeve në Shkodër. Mbi 2500 hektarë tokë janë nën ujë dhe 100 banesa të rrethuara. Gazetari Bepin Kolvataj ishte në njësinë Dajç na sjell raportin

Rreth 2500 Ha tokë e përmbytur dhe mbi 100 banesa me prezencë uji, situata në territorin e bashksië Shkodër po vjen duke u përkeqësuar.

Jo vetëm reshjet e shiut por dhe shkarkimet e hidrocentraleve ndikojnë drejtpërdrejtë në përkeqësimin e kësaj situate ku më problematike është njësia administrative Ana e Malit dhe Dajçit.

Panoramë tjetër vjen nga Lezha.

Ndërprerja e reshjeve ka ndikuar të tkurrjen e hartës së përmbytjeve.

Sipas të dhënave të emergjencave civile nën pushtetin e Ujit mbeten 340 hektarë tokë.

Gjithashtu ka një rënie të nivelit të prurjeve në Lumin Mat dhe është shmangur rreziku dëmtimit të argjinatures në Fushe-Kuqe dhe Tale.

Të gjitha hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë e po ashtu ka rënie të nivelit të prurjeve edhe në lumenj Drin dhe Gjadër.

Rrugë e Ura të dëmtuara pas reshjeve të shiut raportohen në qarkun e Kukësit, ndërsa probleme me energjinë elektrike ka në disa zona kryesisht në veri.

 "Shkodra po mbulohet nga uji", Mbi 2500 Ha tokë e përmbytur,

 "Shkodra po mbulohet nga uji", Mbi 2500 Ha tokë e përmbytur,

"Shkodra po mbulohet nga uji", Mbi 2500 Ha tokë e përmbytur,