Tentoi të vrasë për motive pronësie një 27 vjeçar, në pranga 46 vjeçari nga Vaqarri

Një 46 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar pas ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas për motive pronësie.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Arbana" u arrestua G. Xh., 46 vjeç, banues në Vaqarr, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

"Shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin," njoftoi policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale