Aksident në mesnatë në aksin TEG-Shkozë, humb jetën 35 vjeçari (emri)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2022, 08:42
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në aksin TEG-Shkozë ku ka humbur jetën një 35 vjeçar.
"Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi Festim Hasa 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Viktima Festim Hasa
Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën," njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Makina e aksidentuar
