Tragjedia në kanalin anglez, Hasani: Mes tyre mund të ketë shqiptarë
Një gomone me emigrantë është përmbytur në Kanalin anglez pranë Kentit, qeveria britanike konfirmoi se 4 persona kanë vdekur ndërsa 43 persona janë shpëtuar.
Disa prej tyre po luftojnë me jetën. Mes tyre dyshohet se mund të ketë dhe shqiptarë.
Avokati Naim Hasani në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se “thuajse në çdo gomone ka pasur shqiptarë dhe deri më tani gjatë këtij viti kemi pasur 13 mijë shqiptarë që kanë hyrë në mënyrë ilegale, nuk mund të përjashtohet fakti që mund të ketë Shqiptarë pasi emrat e viktimave dhe të lënduarve nuk janë bërë të ditur”.
Antoine Griezmann, një legjendë e nënvlerësuar e Francës?
14 Dhjetor, 17:29
Hasani: Duke u nisur nga trendi ardhjes së gomoneve me emigrant të paligjshëm ku thuajse në çdo gomone ka pasur shqiptarë dhe deri më tani gjatë këtij viti kemi pasur 13 mijë shqiptarë që kanë hyrë në mënyrë ilegale, nuk mund të përjashtohet fakti që mund të ketë shqiptarë pasi emrat e viktimave dhe të lënduarve nuk janë bërë të ditur nga autoritetet britanike. Nga të shpëtuarit mesa duket ka pasur dhe shqiptarë.
Për Hasanin “Kjo është kambanë alarmi se emigrantët ose të paligjshmit përballen me vdekjen në çdo moment që kërkojnë të kalojnë kanalin anglez.”
“Duhen marrë masa për të frenuar këtë fenomen.”, tha ai.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

