Shkoder: Shpëton nga përmbytjet sheshi “Migjeni”
Sheshi para teatrit Migjeni në Shkodër, shndërrohet si një liqen sa hërë që në qytet ka reshje të dendura shiu. Për të shmangur këtë problematikë, para tempullit të artit ka nisur një ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve.
Sheshi përpara Teatrit “Migjeni” në Shkodër, është një prej zonave të kryeqendrës së veriut, që përmbytet sa herë ka reshje shiu.
Këto pamje tregojnë situatën që krijohet gjatë dimrit, para tempullit të artit.
Uji mbetet aty për kohë të gjatë për shkak të kanalizimeve, ndërmarrja e ujësjellësit Shkodër e ka nisur një ndërhyrje në rrjetin nëntokësor.
Lazer Pema:“Po sistemojmë ujërat e bardha, ujrat e shiut. Pikërisht për teatrin, ky është përmirësimi i situatës dhe largimin e ujërave përpara teatrit”
Shkodra është një prej qyteteve që vuan në vazhdimësi problematikat e përmbytjeve, jo vetëm në zonat rurale.
Bashkia atje thotë se do të investojë në pika të tjera kritike, në mënyrë që uji të largohet sa më shpejt, pas reshjeve të dendura të shiut, gjatë dimrit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
