Studentët ankohen në Kushtetuese

Çdo individ ka të drejtën të kërkojë ndryshim të ligjeve shqitare. OSBE dhe Gjykata Kushtetuese kanë promovuar këtë risi përmes studentëve, teksa janë përzgjedhur edhe tri fitues.

Në rast se dy individë qe nuk kanë lidhur kurorë e bëhen prindër, fëmija nuk duhet të marrë detyrimisht mbiemrin e babait siç e parashikon ligji. Kjo është ankesa që studenti i juridikut Kevin Dervishali ka pergatitur për dorëzim në Gjykatën Kushtetuese. 

Synon të mbrojë kauzën që u jep nënave të drejtë ligjore tu vendosin fëmijëve mbiemrin e tyre.

Një tjetër student i Drejtësisë, kërkon të shfuqizojë dispozitat për trajtimin preferencial të grave në partitë politike.

Ligj i “kuotës gjinore” në zgjedhjet parlamentare e lokale parashikon se 30% e listës shumë-emërore duhet të jenë femra.

Sipas Reni Maçit mbushja e detyrueshme e listës me emra femërore shkakton paragjykime dhe probleme për shkak se arritja e tyre nuk u dedikohet punes, por gjinisë ose mund të mos përmbushin kualifikimin e duhur.

Ndërsa Ardit Sulaj kërkon të ankimojë ne Kushteteuese vendimin e KQZ sipas të cilit, kandidatët për deputetë me aktivitet të dyshimtë nuk regjistrohen në zgjedhje pa vendim gjykate.

Këta 3 studentë kanë zënë vendet e para në garën për ushtrimin më të mirë të ankimit individual kushtetues. Një projekt në bashkëpunim mes gjykatës dhe OSBE, për të informuar opinionin publik mbi këtë cësshtje.

Guido de sanctis Kryetari i prezencës së OSBE në Shqipëri: Jam i befasuar nga puna e studentëve, nëse kjo do të jetë cilësi do të vazhdojë jemi shpresëplotë edhe për rritjen e cilësisë së drejtësisë në Shqipëri.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.