“Të dënuarit” e rrugës “Jordan Misja”/ Asnjë investim nga bashkia e Tiranës. Banorët, akuza Veliajt
Banorët në rrugën "Jordan Misja" fajësojnë bashkinë e Tiranës për degradimin e rrugëve. Ata thonë se Veliaj nuk ka bërë asnjë investim në zonën e tyre, duke i lënë ato si në mesjetë.
Këto gropa janë dëshmi që bashkia nuk ka vënë dorë për banorët e rrugës “Jordan Misja” prej vitesh.
E degraduar dhe e lënë pa asnjë investim. Çdo automjet që kalon aty e paguan shtrenjtë.
"Shiko automjetet si kërcejnë, vetëm mugon lodra e Edi Ramës dhe lali Erit. I kemi paguar taksat një më një, të rregullojnë rrugën."
Vështirësi kanë dhe kalimtarët, e sidomos banorët e zonës.
"Bashkia të rregullojë rrugët, nuk kalohet jo me makinë, por as me këmbë."
Thonë që këto probleme duhet të kishin marrë zgjidhje prej vitesh.
"A nuk është turp, si në Afganistan!"
Përgjegjëse bëjnë pushtetin vendor.
"Kryebashkiaku nuk ka bërë asgjë, këtu të vijë."
"E bëjnë vetëm për fushatë. Këta mendojnë vetëm për krimin."
"Këta duan vetëm lekë."
Për Veliajn i kanë dy fjalë.
"Erion Veliaj të bëjë atë që i takon, të mos vuajmë si qeni."
Të irrituar fajësojnë edhe qeverinë për largimin e të rinjve.
"Lali Eri dhe qeveria të vijnë këtu, nuk gjen djalë të ri në shtëpia por vetëm pleq. Janë në emigrim, nuk kanë ku të punojnë."
Duket se shpresa për t'ju kthyer taksat e tyre në investime janë të pakta, por megjithatë i kujtojnë qeverisë qëndrore dhe lokale që të kthejë sytë nga populli.
"Bashkia e Tiranës të kthejë sytë nga ky popull i varfër. Nuk është lali Eri ai, por lali faqja e zezë."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
