Antoine Griezmann, një legjendë e nënvlerësuar e Francës?
Fokusi ka qenë te golat e Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud për Francën, por përpara takimit çerekfinal të së shtunës, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha se Griezmann ishte "një lojtar fenomenal".
Dhe lojtari i Atletico Madrid, i rishpikur si mesfushor në skuadrën e Didier Deschamps, dëshmoi se Southgate kishte të drejtë duke asistuar golat për Aurelien Tchouameni dhe Giroud në fitoren 2-1 të Les Bleus.
Griezmann, tani 31 vjeç, u emërua lojtari i tretë më i mirë në Kupën e Botës 2018 - dhe a mund të shkojë edhe më tej këtë herë?
Karriera e Griezmann-it ka kaluar në krah, përpara ose vetëm pas një sulmuesi në rolin numër 10.
Por me çiftin e parë Paul Pogba dhe N'Golo Kante të lënduar, Griezmann-it i është dashur të luajë në mesfushën qendrore në Katar - dhe ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, shkruan BBC.
"Unë kërkoj gjëra të ndryshme prej tij," tha bosi Deschamps, një mesfushor fitues i Kupës së Botës në vitin 1998.
“Nuk ka asnjë sakrificë nga ana e tij, sepse është aq bujar sa kënaqet edhe kur prek topin."
Gazetari francez i futbollit Juliens Laurens tha: Rishpikja e Antoine Griezmann si numri tetë, duke patrulluar mesfushën për të drejtuar ndeshjet, ka qenë një lëvizje e shkëlqyer nga Deschamps.
“Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, duke krijuar më shumë shanse se kushdo tjetër në këtë Kupë Botërore deri më tani, ndërsa ka rikuperuar mesatarisht pesë topa për lojë”.
