Arnimet e shtëpive rome në Gjirokastër: Bashkia selektive, po rikonstrukton 15 nga 50 shtëpi
15 nga 50 familjet që jetojnë në një lagje të Gjirokastrës, e populluar kryesisht me pjesëtarë të komunitetit rom do tu rikonstruktohen banesat.
Bashkia ka menduar që deri në rikonstruktim ti hedhë në rrugë banorët.
Disa kanë gjetur strehim nëpër të afërm, të tjerë në kasolle ose çadra.
Këto janë kushtet që po jetojnë gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri këto familje.
"Jam vetë i shtati, fle te motra. Bashkia tha se do bëhen 15 banesa."
"Kuverta ku flemë është bërë ujë."
Ata shprehen se rikonstruktimi i vetëm disa banesave është i padrejtë dhe diskriminues që bëhet në prag të zgjedhjeve.
"Bëhen 15 shtëpi, po të tjerët ku do të flenë?"
Nëse nuk ndërhyhet për të gjitha familjet rome ata thonë se do të bllokojnë punën në shtëpitë ku po kryhen punime, pasi sipas tyre janë përzgjedhur sipas interesave dhe jo sipas meritës.




Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
