Britania u mbyll derën shqiptarëve, Hasani: Qeveria Britanike pranon ato që vërtet janë në rrezik

Një ditë më parë mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë u nënshkrua një marrëveshje ku në fokus është ndalimi i emigracionit të paligjshëm.

Avokati Naim Hasani në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj foli rreth kësaj marrëveshje.

Sipas tij ajo që ka ndodhur dje thuajse është eklipsuar sot.

Hasani: Ajo që ka ndodhur dje thuajse është eklipsuar sot nga tragjedia që ka ndodhur në kanalin anglez ku të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe një numër emigrantësh janë në gjendje kritike për jetën. Kjo është kambanë alarmi se emigrantët ose të paligjshmit përballen me vdekjen në çdo moment që kërkojnë të kalojnë Kanalin e La Manshit. Duhen marrë masa për të frenuar këtë fenomen.

Ajo që na ka përfshirë të gjithëve është se mos ndoshta mes tyre mund të ketë dhe shqiptarë. Si rezulton sipas të dhënave tuaja?

Hasani: Duke u nisur nga trendi  ardhjes së gomoneve me emigrant të paligjshëm ku thuajse në çdo gomone ka pasur shqiptarë dhe deri më tani gjatë këtij viti kemi pasur 13 mijë shqiptarë që kanë hyrë në mënyrë ilegale, nuk mund të përjashtohet fakti që mund të ketë Shqiptarë pasi emrat e viktimave dhe të lënduarve nuk janë bërë të ditur nga autoritetet britanike. Nga të shpëtuarit mesa duket ka pasur dhe shqiptarë.

Marrëveshja a e frenon emigracionin?

Hasani: Sunak e tha në mënyrë të qartë se qytetarët që vijnë nga Shqipëria nuk duhet t'ju jepet azil dhe t'ju pranohen kërkesat për azil pasi është një vend i sigurtë, nga janari e më tutje do të nxirret një ligj që do t reduktojë në maksimum kërkesat e qytetarëve shqiptarë.

A mendon se qeveria e shqipërisë ka dhënë të dhëna joreale për situatën në Shqipëri?

Hasani: Siç e ka deklaruar dhe Amnesty Internationa, Shqipëria është një vend në tranzicion ku demokracia është e brishtë. Mosmarrja e shërbimeve në kohë krijon pakënaqësi që kërkojnë rrugë alternative. Britania nuk ka azil ekonomik, nuk mund të vish në Britani dhe të kërkosh azil ekonomik. Britania pret ata që vërtet janë në rrezik. Dhe nëse një person është shqiptar dhe është në rrezik Britania mirëpret ata që kërkojnë një mbrojtje ndërkombëtare dhe jo ata që kërkojnë mbështetje ekonomike.

Sipas tij Britania po shikon si të hapë rrugët në mënyrë ligjore.

Hasani: Britania shikon si të hapë rrugët në mënyrë ligjore. Unë dua që shqiptarët dhe politika, shteti shqiptar të krijojnë një ambient të përshtatshëm që çdo qytetar të jetojë në Shqipëri.

Sunak tha se shqiptarët do të kthehen në bllok si e shikoni këtë deklaratë?

Hasani: Qytetarët shqiptar duhet të ndërtojë jetën në Shqipëria por Britania ka ligje dhe drejtësi të pavarur, të drejtat dhe liritë e çdo njeriu nuk janë shkelur. Politikat për të kënaqur një grup të shoqërisë për të fituar vota nuk mund ti shërbejë një problemi të madh që ka Britania për numrin e madh të emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të jashtëligjshme.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.