Trafikimi përmes internetit, po shtohen krimet kibernetike

Periudha e pandemisë e shoqëruar me reduktimin e kontakteve sociale ka shtuar krimet kibernetike. Në një konferencë të organizuar nga OSBE, shefi i krimit kompjuterik në policinë e shtetit tha se parandalimi i rasteve të trafikimit që promovohen në internet dhe në rrjetet sociale kërkon bashkëpunim edhe me strukturat e tjera nga sektori i kufirit dhe antitrafiqeve.

Krimet kribernetike kanë shënuar rritjë të konsiderueshme gjatë periudhës së pandemisë ndërkohë që shqetësimi më i madh për policinë e shtetit mbetet promovimi i trafikimit të qënieve njerzore nëpërmjet rrjeteve sociale.

Shefi i sektorit të hetimit të krimit kibernetik Hergis Jica theksoi se policia e shtetit ende nuk i ka kapacitetet e duhura për hetimin e këtyre rasteve, duhet që specialistët të jënë më të përgaditur për ta kapur problemin që ne gjenezë

Drejtori i autoritetit kombëtar për çertifikimin elektronik dhe sigurinë kibernetike Igli Tafa tha se shqëtësim mbetet siguria e fëmijëvë në përdorimin e rrjeteve sociale dhe internetit

Anëtari i Gjykatës së Lartë Sandër Simoni, theksoi se institucionet e drejtësisë kanë ndërhyrë në disa raste veçanërisht kur viktima e trafikimit kanë qenë me probleme të  veçanta.

Gjatë takimit me prezencën e OSBE u diskutua edhe për rritjen e sigurisë kibernetike në sistemet kompjuterike si një formë parandaluese ndaj këtyre veprave penale.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.